Home Aktualitet Mbi 29 mijë persona/ Dyndje udhëtarësh në Portin e Durrësit për festat...

Mbi 29 mijë persona/ Dyndje udhëtarësh në Portin e Durrësit për festat e fundvitit

Festat e fundvitit kanë sjellë një numër të lartë emigrantësh, të cilët kanë hyrë nga Porti i Durrësit në vendin tonë. Sipas të dhënave nga ky institucion, mbi 29 500 persona kanë hyrë në vend për festat e fundvitit nga ky port në 10 ditët e fundit, ndërsa fundjavat regjistrojnë dhe fluksin më të madh të mbërritjeve në vend nga ky vendkalim kufitar.

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur edhe dy tragetet e linjës së Barit, ndërsa para mesditës pritet të mbërrijë dhe ai i Ankonës. Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se në 10 ditët e fundit të këtij viti kanë udhëtuar afro 35 000 pasagjerë, prej të cilëve mbi 29 000 në hyrje dhe pjesa tjetër në dalje.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në vend për këto festa kanë hyrë rreth 12 mijë persona më shumë. Sipas Top Channel, prej dy javësh, në fuqi kanë hyrë dhe masat për përballimin e fluksit në port për të shmangur vonesat në përpunim. Sipas autoriteteve policore po punohet me 20 sportele, 10 prej të cilave të dedikuara për udhëtarët me automjete, 7 sportele për këmbësorët dhe 3 për kamionët.

Në hyrje, në zbatim të protokollit të Komitetit, strukturat policore u kërkojnë udhëtarëve certifikatën e vaksinimit të vendit ku ka aplikuar vaksinën, përfshirë edhe PCR e të pavaksinuarve.

Previous articleKlopp: Liverpooli e meritoi humbjen
Next articleMbledhja me KLGJ, Ibrahimi: Harta e re gjyqësore, komplekse për punën e magjistratit