Home Opinion Festë mbi varre !

Festë mbi varre !

Nga Aleksandër Cangonja
Në fillim vitet ’20 mbas kongresit të Lushnjës, kur shteti ynë filloi të hedhë hapat e para drejt konsolidimit u hodh ideja e modernizmit të qytetit. Një ndër to ishte dhe hapja e shesheve të reja, për ti ngjasuar sa më shumë qyteteve të tjera perëndimore.
Por në këtë situatë, kur vendi ynë vinte nga një kulturë të gjatë orientale e cila ishte familjarizuar ndër breza tek populli shndërrimi i qëndrave urbane do ishte shumë e vështirë.
Së pari qëndrat e qyteteve të atyre viteve ishin të krijuara sipas modelit oriental, duke filluar nga kullat e sahatit, hanet, xhamitë dhe në krah të tyre varrezat. Këto të fundit vinin si shkak i atyre që kalonin në qëndër të shihnin se përfundimi do ishte për të gjithë në ato varreza dhe kjo ishte e pashmangshme ( kjo gjë duhet ti bënte njërëzit sa më të ndjeshëm ndaj të tjerëve, sa më pak arrogantë, etj).
Gjithsesi qeveritë e atyre viteve në vitin 1922 vendosën prishjen e varrezave dhe largimin e tyre sa me larg qendrës, kjo që ti hapte rrugë shesheve. Kjo gjë natyrisht pati kundërshtinë e besimtarëve dhe klerikëve muslimanë, por ishte e pamjaftueshme. Kjo gjë ndodhi dhe në Durrës, u shëmbën Xhamia Varosh dhe varrezat në krah të saj.
Sot në këto sheshe, mbi ato varre zhvillohen lloj lloj aktiviteti nga ato kulturore deri tek ato më “shfrenuese” si kjo e sotmja “Festa e Miqësisë) të gjitha këto duke përdhosur ato varre poshtë atyre pllakave.
Ndoshta dhe nëse jemi kshu si kemi qenë sot e 100 vite mund të jetë dhe se ne si popull nuk kemi respekt për të vdekurit.
Nejse opinion personal ky, e di që do ketë dhe mendime të ndryshme.