Home Aktualitet Eugena Tomini: Ju tregoj pse nuk u testuan mësuesit dhe si do...

Eugena Tomini: Ju tregoj pse nuk u testuan mësuesit dhe si do veprohet me nxënësit pozitivë

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se, nuk është kryer testimi i mësuesve në prag të nisjes së vitit shkollor për shkak se ky testim mund të kryhet vetëm për efekt studimi dhe jo për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Nuk kemi ndjekur një strategji të depistimit masiv, kemi ndjekur një strategji ndjekje dhe gjurmim të kontakteve. Nëse do të testoheshin të gjithë mësuesit, 48 orë më pas një pjesë e tyre mund të shfaqnin shenja. Testimi është për efekt studimi dhe jo vijueshmërie. Nuk është element vlerësimi dhe kapjes në kohë të rastit”, tha znj. Tomini.

Epidemiologia foli më tej dhe për mënyrën se si do të veprohet në rastet kur do të identifikohen raste pozitive në klasa.

“Do të izolohen nxënësit që kanë pasur kontakt, jo e gjithë klasa. Nxënës të bankës para, pas dhe anash. Nëse kemi më shumë se një nxënës do të izolohet e gjithë klasa dhe do të monitorohen për dy javë”, theksoi znj. Tomini.

SOURCEBulevard News
Previous articleJa cilat janë shenjat më intuitive të Zodiakut
Next articlePse opozita është në prag të “kryengritjes në pallat”!