TURQI-Ankaraja nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile, ndaj pasi ka thirrur për shpjegime ambasadorët e 10 vendeve perëndimore, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka vendosur t’i shpallë “Persona non grata”.
Tashmë 10 ambasadorët e shteteve të ndryshme si SHBA, Francë, Kanada, Gjermani, Danimark, Holland, Finland, shteti turk ka vendosur nti shpallë “Persona non grata”. Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti turk Erdogan.
Ata kishin nënshkruar apelin për lirimin e filantropistit anti-Erdogan Osman Kavala, i arrestuar prej mbi 4 vitesh. Filantropi dhe aktivisti i lindur në Paris, Osman Kavala, 64 vjeç, po mbahet në paraburgim që nga viti 2017 dhe rasti i tij është kthyer në një tjetër arsye për tensione mes Turqisë dhe Perëndimit.
Kavala përballet me një sërë akuzash të lidhura me protestat anti-qeveritare të vitit 2013 dhe një grusht shteti të dështuar ushtarak në vitin 2016, të cilat ai vetë i mohon me forcë.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe disa qeveri perëndimore e konsiderojnë ndalimin e tij si një simbol të shtypjes që presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan i bën kundërshtarëve.
Përmes deklaratës që acaroi Ankaranë, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia dhe SHBA-ja bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së tij”.