Një 32 vjeçar banues në Dibër është proceduar penalisht pasi ka goditur me sende të forta shtetasin SH.SH 61 vjeç. E.B 32 vjeç e ka goditur 61 vjeçarin për motive të dobëta.
Ndërsa në Bulqizë, gjatë natës persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit R.M, teksa vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë Dibër:
Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 32 vjeç, banues në Dibër. 32-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin Sh.Sh., 61 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
-Në Bulqizë, gjatë natës persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit R.M., banues në Gjoricë. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Diber për veprime të mëtejshme