Përfundoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve. Ka punuar si mësues vizatimi dhe si piktor. Tema kryesore në pikturat e tij ishte jeta e fshatit dhe tablo për qytetin e Shijakut.
Ka ilustruar mbi 100 tituj botimesh, kryesisht për fëmijë.
Ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita, punimet e të cilit janë ekspozuar brenda dhe jashtë vendit. Disa nga punimet e tij ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Njihet për kontributin e tij për përgatitjen e piktorëve dhe skulptorëve të qytetit të Shijakut.
Në vitin 1987 i jepet titulli “Piktor i Merituar” dhe në vitin 1999 shpallet Qytetar Nderi i Shijakut.
Libri “SHIJAKU NDËR VITE” i botuar nga djemtë e tij, në bazë të dorëshkrimeve të Agim Fajës, është një vlerë e shtuar për historikun dhe kulturën .