Home LifeStyle Do të prezantojë eventin më të madh të muzikës, Rita Ora publikon...

Do të prezantojë eventin më të madh të muzikës, Rita Ora publikon postimin e rradhës

Më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë do të mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.

Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të marrin pjesë emra të mirënjohur të skenës evropiane dhe mbarëbotërore.

Mes tyre edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e eventit, e po ashtu është konfirmuar nga Rita Ora.

Më herët, Rita Ora dukej e lumtur teksa zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”.

Këngëtarja, 30 vjeçe, njoftoi lajmin në Instagram ku shkruante:

“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse që përfundova një tjetër episod mahnitës të “The Masked Singer”. Me të vërtetë të përulur dhe të sinqertë të ftuarit që kemi këtë vit!!do të mbeteni pa mend!! Shume e emocionuar!!”

Krijuesja e hitit “How We Do” kishte veshur një bluzë gri, e cila kishte mbi të George Michael dhe xhinse blu në fotot që kishte postuar, teksa qëndronte pranë imazhit të David Bowie.

Previous articleNard Ndoka: Luli i vocërr është fatkeqësi kombëtare, ‘kastravec’ që nuk u bë lider
Next articleU kap duke gërmuar tokën me ekskavatorë, arrestohet 39-vjeçari në Patos