Home Sport 180 minutat e fundit të sezonit do të vendosin nëse Teuta do...

180 minutat e fundit të sezonit do të vendosin nëse Teuta do të luajë në Evropë

teuta 2Kukësi, Teuta dhe Flamurtari janë në luftë me njëra-tjetrën për të arritur objektivin sezonal, pjesëmarrjen në kupat europiane. Edhe pse Kukësi dhe Teuta janë pothuaj të kualifikuar në lidhje me objektivin, matematika ka lënë ende të hapur mundësinë e Flamurtarit. Edhe pse shanset e vlonjatëve janë shumë të pakta, mos me thënë që nuk ekzistojnë, zyrtarizimi i ekipeve pjesëmarrëse në kupat e Europës duhet të presë të paktën edhe 90 minuta.Teuta do të luajë në “Niko Dovana” ndaj Laçit, i cili e ka mendjen te finalja e kupës. Kukësi do të ushëtojë në Krujë, ku do të ndeshet ndaj një skuadre pa objektiva konkretë dhe Flamurtari do të presë Vllazninë. Sipas gjasave, Teuta dhe Kukësi nuk do të hasin pengesë në ndeshjet e radhës, gjë e cila do të përcaktonte përfundimisht pjesëmarrjen e tyre në kupat e Europës, kjo edhe për shkak të ndeshjeve direkte që ata kanë ndaj vlonjatëve, kuptohet, në rast barazimi pikësh.

Previous articleMundje Paratërinj/Teuta shpallet ekipi më i mirë, dominon këtë grupmopshë
Next articleTeuta, fitorja me Bylisin i jep shpresë durrsakëve për të dalë nënkampionë