Home Kosova 17-vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Haradinaj: Do mbetet në kujtimet tona,...

17-vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Haradinaj: Do mbetet në kujtimet tona, ia kushtoi jetën lirisë së Kosovës

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e vdekjes. Haradinaj shkruan se Rugova do të një nga personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së Kosovës.

“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Previous articleBerisha sulmon Yuri Kim: E paskrupullt, mafie! Kërkon të na bëjë ‘Republikë Bananesh’, mos i besoni asgjë
Next articleE kapën të kërkuarin dhe e liruan për 10 mijë euro, burg për dy punonjës të Policisë