Home Kronika 17-vjeçarja shqiptare akuzon të atin se e përdhunonte që kur ishte 12...

17-vjeçarja shqiptare akuzon të atin se e përdhunonte që kur ishte 12 vjeç

Rasti i përdhunimit të një të miture shqiptare nga babai i saj ka tronditur komunitetin Assos në Korint të Greqisë. Ngjarja e rëndë, sipas informacionit, ka ndodhur në një familje shqiptare me 4 persona, prindër dhe dy fëmijë.

Sipas mediave greke 17-vjeçarja ka denoncuar të enjten në polici, se babai i saj kishte abuzuar me të që kur ishte 12 vjeçe.

E mitura i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit, ndërkohë menjëherë kanë shkuar në banesën e vajzës ku kanë arrestuar babain 45-vjeçar.

Ndërkohë vajza është dërguar për vizitë mjekësore në një spital në Athinë, ndërsa djali i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Kohët e fundit 45 vjecari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati.

SOURCEbulevard news
Previous article“Nuk e ndjek më Bashën”/ Duka tregon vendimin që ka marrë dhe nëse ka ndonjë ftesë nga Rama
Next articleKush është këngëtarja që do të prezantojë ‘Këngën Magjike 2021’, në krah të Ardit Gjebreas?