Home Bota 15 vite në mërgim, ish-kryeministri i Tajlandës burgoset sapo kthehet në vend

15 vite në mërgim, ish-kryeministri i Tajlandës burgoset sapo kthehet në vend

Ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, është burgosur pasi u kthye në vend pas 15 vitesh në mërgim. Ai mbërriti të martën në mëngjes me një avion privat, përpara votimit për liderin e ardhshëm tajlandez.

Ai është dënuar me 8 vite për çështje penale të motivuara politikisht. Thaksin, udhëheqësi më i suksesshëm i zgjedhur i Tajlandës, ka qenë prej kohësh i frikësuar nga konservatorët, të cilët kanë mbështetur grushtet e shtetit dhe rastet gjyqësore të diskutueshme për ta dobësuar atë.

Por tani ai u rikthye dhe zbarkoi në aeroportin kryesor të Bangkok, ku u prit nga qindra mbështetës besnikë që ishin mbledhur gjatë natës për ta parë atë. Ai u dërgua menjëherë në Gjykatën e Lartë ku u dënua me tetë vjet për akuzat e pazgjidhura, dhe më pas në paraburgim në Bangkok.
Previous articleÇmimi i karburantit në Shqipëri, nuk eshtë çmim tregu, është çmim monopoli!
Next articlePronari i “Sterilizimit”/ Ilir Rrapaj shpërbleu veten me 120 mijë euro për ‘suksesin’ se fitoi tenderin 100 mln euro