Home Bota 100 mln euro fitimi/ Kapen 412 kg kokainë në Itali, fshehur mes...

100 mln euro fitimi/ Kapen 412 kg kokainë në Itali, fshehur mes letrave të riciklimit

Guardia di Finanza italaine dhe policia vendase kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine në portin e Spezias. Sipas agjentëve doganorë, të cilët konstatuan ngarkesën në fjalë, bëhet fjalë për 412 kilogramë kokainë, të cilat u kapën në një kontajner të nisur nga Republika Domenikane me destinacion Portin e Valencias në Spanjë. Kontejneri ishte mbyllur me një vulë të falsfikuar.

Kokaina u gjet e fshehur në ngarkesa që mbanin letër për riciklim dhe ishte e konfeksionuar në 12 kuti që mbanin 359 pako, ndërsa rezulton se është e një cilësie mjaft të lartë dhe në rast se do të hidhej në treg do të kapte vlerën e mbi 100 milionë euro.

Kjo është ngarkesa e dytë e madhe me kokainë e kapur në portin e Spezias. Dy vite më parë 338 kg kokainë u gjetën fshehur në pllaka graniti në një kontenjer i nisur nga Brazili.