Home Sport 11-shja e ëndrrave për “Fenomenin”, nuk ka vend për CR7

11-shja e ëndrrave për “Fenomenin”, nuk ka vend për CR7

Ronaldo Luís Nazário de Lima, ose i njohur ndryshe edhe si Fenomeni, mbahet mend si një nga futbollistët më të mirë në histori. Dëmtimet e penalizuan brazilianin që mund të kishte arritur shumë më shumë.

Tashmë, i fokusuar në biznes, ndërsa është edhe president i dy klubeve të futbollit si Real Valladolid në Spanjë e Cruzeiro në Brazil, Ronaldo na prezanton edhe me 11-shen e tij të ëndrrave. Në formacionin më të mirë të historisë sipas mendimit të tij, nuk ka vend për CR7 ndërsa në të bëjnë pjesë legjenda si Maradona apo Pele.

Kështu, në portë Ronaldo zgjedh Buffon për të vijuar më pas me krahun e djathtë aty ku preferohet Cafu. Qendra përbëhet nga dyshja italiane Maldini-Canavaro, ndërsa në krah të majtë, ka vend për Roberto Carlos.

Në mesfushë bie në sy klasi i emrave të mëdhenj si Pirlo, Zidane e Maradona. Ndërkohë, treshja e sulmit sipas Fenomenit është e përbërë nga vetë ai, Messi dhe legjenda Pele.

Previous articleSi është gjendja shëndetësore e aktorit të njohur: Më shumë se 30 kocka të thyera
Next articleKroatët përballen me rritje të çmimeve pas futjes në Eurozonë