Home LifeStyle “100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur”/ Olta...

“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur”/ Olta Gixhari e vendosur të fitojë BBV2 por…

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka shprehur më shumë se një herë se do të jetë fituese e “Big Brother VIP2”, por arsyeja nuk qenka aspak çmimi i madh.

Në një diskutim me Ronaldo Sharkën, Olta u shpreh se për standardet e saj të jetesës, 100 mijë euro s’janë asgjë.

“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”– tha Olta.

Previous articleE kapën të kërkuarin dhe e liruan për 10 mijë euro, burg për dy punonjës të Policisë
Next articleAgroindustria në vështirësi