Home LifeStyle 10+ shenja që tregojnë se jeni në një marrëdhënie toksike

10+ shenja që tregojnë se jeni në një marrëdhënie toksike

Kur jeni në një marrëdhënie të shëndetshme, gjithçka thjesht funksionon. Sigurisht, ka vështirësi rrugës, por në përgjithësi ju merrni vendime së bashku, diskutoni hapur për çdo problem që lind dhe kënaqeni vërtet me shoqërinë e njëri-tjetrit. Marrëdhëniet toksike janë një histori tjetër dhe teksa përjetoni një të tillë, mund të mos e dini.

Në varësi të natyrës së marrëdhënies, shenjat e toksicitetit mund të jenë delikate ose shumë të dukshme. Disa prej shenjave më të pranishme:

1. Mungesa e mbështetjes: Koha juaj së bashku ka ndaluar së qeni pozitive dhe mbështetëse. Marrëdhëniet e shëndetshme bazohen te një dëshirë e ndërsjellë për të parë tjetrin të ketë sukses në të gjitha fushat e jetës. Me fjalë të tjera, ndjeni se ai/ajo nuk ju mbështet.

2. Komunikimi toksik: Në vend që ta trajtoni njëri-tjetrin me mirësi, shumica e bisedave janë të mbushura me sarkazëm, kritikë ose armiqësi të hapur. Madje mund të filloni të shmangni bisedat me njëri-tjetrin.

3. Xhelozi: Është normale të përjetosh xhelozi kohë pas kohe, deri në momentin që nuk është kthyer në problem.

4. Kontrolli i sjelljeve: Pyetjet gjatë gjithë kohës se ku jeni ose mërzitjet kur dikush nuk hap telefonin, janë shenjë të sjelljes kontrolluese, të cilat mund të kontribuojnë në toksicitetin në një marrëdhënie.

5. Fyerje: Mbajtja e inateve dhe fyerjet e herëpashershme janë sjellje që përkeqësojnë raportin.

6. Pandershmëri: Ju e shihni veten duke thënë vazhdimisht gënjeshtra për vendndodhjen ose për detaje të tjera, në mënyrë që të shmangni konfliktin me të.

7. Modele mosrespektimi: Harresat, vonesat, fyerjet etj., janë shenja mosrespekti për tjetrin.

8. Sjelljet financiare negative: Partneri mund të marrë vendime për ju, pa u këshilluar paraprakisht.

9. Stresi i vazhdueshëm: Tensioni është i pranishëm nëpër çdo marrëdhënie, por nëse e gjeni vazhdimisht veten të stresuar, do të thotë se diçka nuk shkon.

10. Injorimi i nevojave tuaja: Të moslejuarit e gjërave të nevojshme për ju, si një kafe me miqtë, një hobi i ri ose çfarëdo gjëje tjetër, është shenjë e marrëdhënies toksike.

11. Marrëdhëniet e humbura: Nëse partneri/ja ju ndalon të kaloni kohë me miqtë ose familjarët dhe/ose ju pengon t’i takoni, do të thotë se marrëdhënia nuk funksionon shëndetshëm.

12. Mungesa e kujdesit për veten: Në një marrëdhënie toksike, ju mund të hiqni dorë nga zakonet tuaja të zakonshme të kujdesit ndaj vetes.

Burimi: Healthline

VIABulevard News
SOURCEAnabel
Previous articleKreshnik Spahiu reagon pas skandalit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’: Shqipëria vendi ku burgosen 4 infermiere dhe qeverisin…
Next articleKursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Paundi fiton pikë