Home Aktualitet 10 ditë me temperaturë/ Gripi “i ri” që po “kërcënon” vendin, shumë...

10 ditë me temperaturë/ Gripi “i ri” që po “kërcënon” vendin, shumë më agresive me fëmijët e mitur

Fëmijët janë ata që po i vuajnë më së shumti simptomat e viruseve të gripit.

Agresiviteti i tyre spjegojnë mjekët ka bërë që fëmijët të manifestojnë temeraturë të lartë dhe që zgjat nga 8 deri në 10 ditë.

“Rastet po shtohen dhe vihet re temperaturë  shumë e lartë që zgjat deri në 10 ditë, nuk ishte parë herë tjetër”, tha Sonila Brati, mjeke pediatre.

Prindërit shpesh insistojnë për të nisur antibiotikun për shkak të vështirësisë për të menaxhuar temperaturën tek të vegjëlit për një periudhë të gjatë.

“Duhet kombinuar tachipirina me ibrufenin çdo tre orë”, tha mjekja.

Pediatrja Brati u bën thirrje prindërve të mos neglizhojnë kur fëmija ka kollë dhe temperaturë pasi në qarkullim është dhe virusi respirator sinsicial i cili komplikon më së shumti foshnjet e vogla dhe kur lidhet pa trajtuar shkakton pamjaftueshmëri në frymëmarrje.

Previous articleArrestimi i ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Bardhi dorëzon kallëzim në SPAK: Të hetohet Rama! E pagoi për të sajuar përrallën me rubla ruse
Next articleVeliaj vlerëson administratorët e shkollave: Ashtu si me pallatet, sot kemi dikë që kujdeset për infrastrukturën