Home Kosova 1 vit nga pushtimi rus, Osmani dhe krerët e shtetit në Kosovë...

1 vit nga pushtimi rus, Osmani dhe krerët e shtetit në Kosovë nderojnë gazetarët ukrainas: Ata që ishin në krah të Millosheviçit në ‘99, sot janë krah Putinit

Krerët e shtetit të Kosovës kanë pritur ditën e sotme gazetarët ukrainas të cilët janë duke u strehuar në Kosovë, në një vjetorit të luftës në Ukrainë.

Gjatë fjalimit të Presidentes Osmani, para gazetarëve ukrainas, ka shprehur përkrahjen për Ukrainën si dhe ka kërkuar që të punohet ngushtë për të arritur paqen.

“Lufta e paprovokuar në Ukrainë tregon për rrezikun nga regjime autoritare si ai i Putinit që kërkon zgjerimin e fuqisë, ndikimit dhe territorit duke cenuar të drejtat dhe sovranitetin e kombeve të tjera, e duke kryer krime të llahtarshme për t’i arritur këto qëllime. Në duhet të jemi unikë dhe të vendosur kundër çdo përpjekjeje për t’i minuar vlerat dhe parimet tona evropiane. Për më tepër, duhet të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për të pamundësuar ndikimin e autokratëve dhe për ta mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla ku kombet e shtetet mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe duke respektuar njëri-tjetrin,”- ka deklaruar Osmani.

Osmani, nuk ka lënë pa përmendur edhe “aleancën” e Serbisë me Rusinë, gjë që është evidentuar në mos vënien e sanksioneve nga ana e Beogradit.  Sipas saj, Vuçiç se është duke i qëndruar afër presidentit rus Putin, në të njëjtën mënyre siç i kishte ndenjur afër Slobodan Millosheviçit.

“Më 1999 bota demokratike u vu në anën e Kosovës duke na mbrojtur nga shfarosja prej regjimit gjenocidial të Millosheviqit. Sot bota demokratike është në anën e Ukrainës sepse e drejta është në anën e saj. Për vitin 1999 në Kosovë dhe ky vit që po e lëmë pas në Ukrainë duhet të na mësojë edhe shumë mësime të tjera. Mbi të gjitha, nuk duhet ta harrojmë se kush ishin ata që ishin në krah të Millosheviqit në vitin 1999 e që qëndrojnë në krah të Putinit sot në vitin 2023, e të kuptojmë njëherë e mirë se ata që avokojnë për gjenocid njëherë, nuk mund të shndërrohen në agjentë të paqes asnjëherë.’’- tha Osmani.

Previous articleVIDEO E RËNDË/ Tmerr në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, adoleshentet rrahin brutalisht bashkëmoshataren
Next article1 vit nga lufta në Ukrainë, Meta: Populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën