Home Kosova ​Fermerët së shpejti mund të aplikojnë për grantin e 2022, mbi 26...

​Fermerët së shpejti mund të aplikojnë për grantin e 2022, mbi 26 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nënshkroi udhëzimin administrativ të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2022, i cili pas 7 ditësh publikimi në gazetën zyrtare, hyn në fuqi duke mundësuar në këtë mënyrë edhe shpalljen e periudhës për aplikim në Programin për Zhvillim Rural – Grante për vitin 2022 nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Siç edhe ka deklaruar ministri Faton Peci, përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural fermerët dhe agrobizneset me projektet e tyre do të mund të përfitojnë në fondin prej mbi 26 milionë euro.

Masat që do të përkrahen këtë vit janë:

M1 – 13,095,325.00 euro për investime në asete fizike dhe në ekonomi bujqësore;

M3 – 5,836,473.68 euro për investime në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore;

M7 – 7,200,000.00 euro për diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve;

M5 – 200,000.00 euro për zbatimin e Strategjive të Zhvillimit Lokal – “Qasja Leader”.

Vlen të theksojmë se për periudhën sa do të jetë e hapur faza e aplikimit do të organizohen sesione informuese për të gjithë të interesuarit, të cilët do të njihen nga afër me procedurat dhe mënyrën e aplikimit në Programin për Zhvillim Rural.