Home Kulture ​EBU: Kosova nuk do të jetë pjesë e Eurovisionit as në vitin...

​EBU: Kosova nuk do të jetë pjesë e Eurovisionit as në vitin 2021

Kosova nuk do të marrë ftesë për të konkurruar në festivalin e këngës evropiane Eurovision. Lajmi është bë i ditur nga Unioni i Transmetuesve Evropian EBU, sipas të cilit as për këtë vit nuk kanë në plan ta ftojnë Kosovën në garën më të njohur të këngës evropiane.

“Tani për tani, nuk ka plane për të ftuar Kosovën dhe as Kazakistanin që të marrin pjesë në garën e Këngës së Evrovizionit 2021,” ka bërë të ditur EBU për web faqen ESCXTRA.

RTK aktualisht nuk është në gjendje të anëtarësohet në EBU pasi nuk është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit. Sidoqoftë, EBU ka përmendur se diskutimet konstruktive do të vazhdojnë midis EBU dhe RTK në lidhje me mundësitë e ardhshme për bashkëpunim më të ngushtë.

SOURCEBulevard News
Previous articleBill Gates: Covid-19 do të shkaktojë miliona viktima
Next articleIshin trafikuar nga Shqipëria, gjenden 13 fëmijë në dy shtëpi në Prishtinë