W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » Zamir Ramadani, Qeveria PD nuk na përkrahu për të reformuar hekurudhën shqiptare

Zamir Ramadani, Qeveria PD nuk na përkrahu për të reformuar hekurudhën shqiptare

ALIZOTINga Xhevo Gradica / Ish prefekti i Durrësit Genci Alizoti nuk e ka pasur të vështirë për të hyrë në mjediset e drejtorisë që ai do të drejtojë. Alizoti është emëruar drejtor i Drejtorisë së Përgjitshhme të Hekurudhës Shqiptare sh.a duke zëvendësuar Zamir Ramadanin. Në ndryshim nga disa raste të tilla, Ramadani e ka pritur vet kreun e ri të hekurudhës dhe së bashku me të ka qenë edhe pjesa më e madhe e administratës. Alizoti dhe Ramadani kanë shtënrguar dorën në prani edhe të prefejktit të ri të qarkut të Durrësit Roland Xhelili dhe së bashku kanë shkëmbyer mendime edhe me një pjesë të drejtuesve të drejtorive kryesore të hekurudhës, organizimi së cilës është disi i veçantë. Ramadani dhe Alizoti janë takuar dy ditë para organizimit të ceremonisë dhe ish drejtori hekurudhës e ka vënë në dijeni Alizotin për ecurinë dhe problematikat me të cilat është ndeshur hekurudha. Dita e prezantimit të kreut të ri të hekurudhës është organizuar nga vet drejtori në largim i cili nuk ka kursyer vlerësimet e tij për emërimin e bërë nga  ministria. Në prani të të ftuarve dhe miqve si dhe të prefektit Roland Xhelili e administratës së hekurudhës Ramadani ka pohuar se “qeveria nuk i ka kushtuar kujdesin dhe vëmendjen e duhur hekurudhës duke e lënë atë pa mbështetje”. Më tej drejtori në largim ka bërë një rezyme lidhur me funksionimin e Hekurudhës Shqiptare sh.a dhe ka deklaruar se largimi tij ka motiv politik. Drejtori ri Genci Alizoti ka përgëzuar mënyrën se si pararendësi tij ia ka dorëzuar detyrën dhe pasi ka shprehur vlerësime për kulturën, përkushtimin dhe seriozitetin e Zamir Ramadanit është ndalur tek përgjegjësitë e reja. “Kam besim tek ministri dhe shpresoj që shumë shpejt do të vihet dorë për të përmirësuar treguesit e hekurudhës në saj të investimeve dhe platformave efektive”,-tha Alizoti. Ai ka pranuar se është vënë në dijeni për çdo gjë që ka të bëjë me organizimin në këtë shoqëri, ndërsa është treguar i kujdesshëm lidhur me vlerësimin e administratës dhe të drejtorive. Alizoti në cilësinë e prefektit të Durrësit ka pasur mundësi edhe më parë të informohet për problematikat dhe përkushtimin ndaj ka deklaruar se e vetmja reformë e cila do të zbatohet është përkushtimi në punë duke pohuar qartë se askush nuk do të privohet për shkak të bindjeve politike. Vlerësime për Ramadanin dhe Alizotin ka shprehur edhe prefekti qrkut të Durrësit Roland Xhelili. Ai ka bërë të qartë se qytetari e treguar nga Ramadani në dorëzimin e detyrës është tregues i dukshëm i emancipimit politik. Zamir Ramadani ushtron edhe detyrën e kryetarit të grupit të këshilltarëve të PD në këshilline bashkisë së Durrësit dhe një pozicion i tillë nuk e ka penguar atë të shtërngojë duart dhe të shkëmbejë mendime e vlerësime me socialistët e ardhur në pushtet. “Ne kemi vlerësuar gjithnjë qëndrimet e pjekura e të matura të Zamir Ramadanit si dhe kemi bashkëpunuar për çështje me rëndësi të veçantë në shërbim të qytetarëve të Durrësit”,-ka thënë prefekti Xhelili edhe ky i njohur për tolerancë dhe pjekuri mendimi. Prefekti është shprehur i bindur se nuk do të mungojë mbështetja e institucionit të drejtuar prej tij dhe as ajo e Ministrisë së Transporteve për ta vënë hekurudhën shqiptare në drejtimin e duhur dhe për t’i dhënë asaj peshën e nevojshme për të ecur në ekonominë e tregut. Takimi i organizuar në Hekurudhën Shqiptare për prezantimin e drejtorit të ri ishte një manifestim krejt tjetër nga sa është konstatuar në institucione të tjera. Drejtori i portit jo vetëm që është larguar pa dorëzuar detyrën, por as nuk ka marrë mundimin të telefonojë pasuesin e tij, ndërsa kryetari qarkut Armand Teliti ka refuzuar të urojë prefektin e ri. Edhe drejtori arsimit në ikje Filip Gjonçi ka ndjekur të njëjtën strategji si dhe Ndreu, ndërsa ujësjellësi ka disa ditë që rezulton pa drejtues që nga koha kur Doklead Ademi ka vendosur të mos duket më në punë.

Short URL: http://bulevardionline.com/?p=6448

Posted by on Oct 11 2013. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Na ndiqni dhe ne facebook

Bulevard TV

VIDEO që Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk donin që ju të shihnit

Voto dhe ti sondazhet tona:

A do te mbaje PD godinen e SHQUP me Ramen kryeminister ?
Po
Jo
Nuk mund ta di
View Result
See all polls and results

© 2014 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -