W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » Ministri Erion Veliaj viziton shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Durrës

Ministri Erion Veliaj viziton shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Durrës

Images.ashxMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ka vizituar dje për të parën herë shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Durrës ku edhe ka premtuar vëmendje të plotë dhe mbështetje fuinanciare. Shkolla ka 1300 nxënës dhe diplomon të rinj në një sërë specialitetesh. Me fillimin e vitit të ri mësimor shkolla të tilla profesionale kalojnë në varësi të ministrisë së drejtuar nga ministri Veliaj i cili dje ka garantuar se shkollat profesionale do të jenë në veëendjen e vazdhueshme të ministrisë dhe qeverisë. Pasi ka takuar shumë nga nxënësit e eletromekanikes është shprehur se tashmë shkollat e arsimit profesional nuk do të kenë vetëm mbështetjen e donatorëve të huaj, si rasti i shkollës “Beqir Çela”, por edhe mbështetjen programore të  ministrisë që ai drejton. Shkolla gjendet në Shkozet të Durrësit dhe prej shumë vitesh ka përfituar një sërë fondesh si nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe nga qeveria zvicerane. Deri më tani kjo shkollë ka marrë më shumë se 5 milion euro financime të cilat janë përqëndruar kryesisht në ndërtimin e kabineteve, laboratoreve, ofiçinave të praktikës mësimore, rikonstruksion e paisje tekonlogjike dhe informatike. Aktualisht shkolla klasifikohet si ndër më cilësoret në kuadrin e diplomimit të të rinjve në specialitete të ndryshme profesionale. Sipas të dhënave të bëra të ditura dje me rastin e vizitës së ministrit Veliaj, mësohet se mbi 75 përqind e të rinjve që përfundojnë studimet në këtë shkollë e kanë të garantuar tregun e punës. Fondacioni zviceran i ka dhënë shtytje të veçantë reformimit të programeve dhe rinovimit të pasurisë teknologjike të reparteve të praktikës. Gjithashtu prej kohësh fondacioni Sëiscontact ka financuar një sërë projektesh për hapjen e kurseve profesionale dhe degëve të ndryshme në shkollën e mesme ”Beqir Çela” në Durrës. Veç saj në këtë qytet ka edhe dy shkolla të tjera profesionale, njëra e mjeshtërisë sportive dhe tjetra shkolla e guzhinës. Prej shumë vitesh është folur se do të hapet edhe shkolla e mesme për detarinë e cila është vlerësuar si shumë e domosdoshme. Dje ministri ka shkëmbyer biseda dhe mendime jo vetëm me trupën pedagogjike, por edhe me nxënësit për të mësuar interesimin dhe gjykimet e tyre lidhur me të ardhmen e shkollës. Pas ndalesës në këtë shkollë, ministri Veliaj ka vizituar edhe fakultetin e studimeve të integruara me praktikën FASTIP të universitetit Aleksandër Moisiu.

Short URL: http://bulevardionline.com/?p=6686

Posted by on Oct 29 2013. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

See all polls and results
ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2 rsz_reklama_orkidese_

© 2014 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -