W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » Jashtë loje komisioni vlerësimit të titujve të pronësisë në prefekturën e Durrësit

Jashtë loje komisioni vlerësimit të titujve të pronësisë në prefekturën e Durrësit

Eagle [Converted]Nga Xhevo Gradica / Edhe dy muaj dhe përfundon afati i plotësimit të të gjithë dokumentacionit për marrjen e tokës në pronësi. Ligjërisht data 31 dhjetor 2013 është edhe data e fundit, në një kohë që dhjetra e dhjetra çështje në prefekturën e Durrësit kanë mbetur pezull. Fushata e zgjedhjeve dhe sidomos rezultatet e pas 23 qershorit kanë shkrehur plotësisht administratat përkatëse të cilat kanë edhe detyrën ligjore të japin shpjegime për një sërë çështjesh. Kjo ka bërë që prej katër-pesë muajsh komisioni i vlerësimit të titujve të pronësisë pranë prefekturës së Durrësit është në gjendje të amullt. Aktualisht kreu këtij komisioni mësohet se ka marrë lejen e zakonshme dhe kjo ka përkuar edhe me ndërrimin e kreut të prefekturës. Por e drejta legjitime e titullarit të komisionit për leje vjetore ka penguar dukshëm ecurinë normale të punës, punë e cila ka çaluar që nga dita e parë e krijimit të këtij komisioni.

Komisioni

Komisoni vlerësimit të titujve të pronësisë pranë prefekturës së Durrësit ka pezulluar disa herë punën dhe kjo është justifikuar nga institucioni i prefektit se pezullimi lidhet me nevojën e pritjes së udhëzimeve të reja. Ankesat dhe zërat e qytetarëve lidhur me pamundësinë për të çertifikuar pronën e tyre në zyrën e regjistrimit dhe për të ankimuar tek komisioni i titujve të pronësisë janë shoqëruar edhe me akuza të shumta enkas për abuzimet që po ndodhin në zonat bregdetare. Mbivendosja e pronave dhe lakmia e pushtetarëve për të marrë në mënyrë të padrejtë tokë në pronat e fshatarëve të zonës ka përplasur ligjin me urdhëresat e presionet politike që në disa raste kanë pasuar me përplasje të dhunshme siç është rasti në Hamalle, Gjirin e Lalësit, Kallm, Katundi i Ri etj. “Kemi probleme në një sërë njësish vendore por më të theksuara janë në bashkitë Sukth, Manëz e Krujë si dhe në komunat Ishëm, Bubq e Rrashbull”,-është shprehur në mars të vitit 2001 ish prefekti Genci Alizoti.  Komisioni i vlerësimit të titujve të pronësisë dhe hipoteka janë ndeshur në raste të shumta të shkeljeve të ligjit nga komisionet e ndarjes së tokës apo edhe me jo pak raste të dhunimit e bllokimit me forcë të tokës. Thuajse e gjithë vija bregdetare e prefekturës së Durrësit, që nis në kufirin ndarës me komunën e Golemit, tek Përroi Agait dhe deri në pjesën veriore, në kufi me Kurbinin, ka një pafundësi konfliktesh. Zona në fjalë është e lakmuar kryesisht nga biznesi ndërtimit, ndaj është vënë në shenjestër të kompanive të ndryshme. Në këto zona vihen re fenomene të tilla si: pushtime toke, tjetërsime të sipërfaqeve nga tokë bujqësore në tokë truall pa ndonjë vendim, mbivendosje prone,fallsifikime të dokumenteve. Rreth 3000 ankesa janë regjistruar deri në mesin e vitit 2013 por fare pak apo aspak prejt tyre nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Kjo ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatës, në një kohë që sherre dhe konflikte kanë pasur kjo kategori edhe me komisionin e titujve të pronësisë së tokës pranë prefekturës së Durrësit. Numrin më të madh të ankimeve e kanë depozituar qytetarët, ndërsa pjesa tjetër nga disa institucione. Një kategori më vete dhe që nuk pritet të marrë zgjidhje edhe për një kohë relativisht të gjatë është pushtimi i fshehtë i tokave nga pushtetarë, politikanë, biznesmenë të lidhur me shtetin dhe emra anonim. Ankimimet janë për shfyqizim të plotë të truallit, shfyqizim të pjesshëm, korigjim të të dhënave, verefikim tapie dhe një pjesë jo e vogël për pushtim toke. Mbivendosje të tokës e pushtime të sipërfaqeve janë bërë shqetësuese në zona të tilla si Ishmi, Hamallaj, Rrushkulli, Gjiri Lalëzit, Plazhi në Durrës, Kallmi, Arapaj, Shkëmbi Kavajës etj. Ajo që mbetet shqetësuese në raste të tilla dhe që nuk ka as edhe gjasën më të vogël të marrë drejtim deri në fund të këtij viti është shkelja e ligjit nga vet komisioni i vlerësimit të titujve të pronësisë. Ky komision për shumë persona që kanë depozituar ankimimet në organet e drejtësisë, është krijuar për të ndëshuar përfituesin e ligjshëm dhe për t’i dhënë krah abuzuesve të lidhur me pushtetin dhe politikën. Një sërë denoncimesh publike kanë bërë qytetarët përmes gazetës “Bulevard” dhe ata nuk kanë kursyer së akuzuari edhe krerë të lartë të shtetit shqiptar.

Short URL: http://bulevardionline.com/?p=6511

Posted by on Oct 15 2013. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

1 Comment for “Jashtë loje komisioni vlerësimit të titujve të pronësisë në prefekturën e Durrësit”

  1. Ai komision i thencin , me mire mos ishte bere fare

Leave a Reply

Na ndiqni dhe ne facebook

Bulevard TV

VIDEO që Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk donin që ju të shihnit

Voto dhe ti sondazhet tona:

A do te mbaje PD godinen e SHQUP me Ramen kryeminister ?
Po
Jo
Nuk mund ta di
View Result
See all polls and results

© 2014 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -