W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » Festivali i 10-te Nderkombetar i Imazhit shqiptar.Organizon Forumi “Imazh dhe media” .

Festivali i 10-te Nderkombetar i Imazhit shqiptar.Organizon Forumi “Imazh dhe media” .

festivali i x159Nje Shqiperi nje Komb nje Ze! Ka qene ky sllogani i Festivalit te 10-te Nderkombetar “Imazhi Shqiptar” .Ne daten 23 Dhjetor Ne Teatrin e Operes dhe Baletit Forumi “Imazh dhe Media” ne Bashkpunim me Ministrine e Turizmit ,Kultures , Rinise dhe Sporteve dhe Bashkise se TIranes.Ne edizioni e tij te10-te ,tashme nje tradite e pervitshme e ketij forumi dhe ne kuader te jubileut kombetar ,jane shpalosur edhe nje here per te gjithe publikun Shqiptar por edhe me gjere, momente historike ,kulturore dhe personazhe te cilet kane deshmuar lavdine e epokave ne te cilat ka ndritur kombi yne.
Forumi “Imazh dhe Media “ pas nje turneu te gjate pune gjate ketij viti per nxjerrjen ne pah te ketyre vlerave,eshte ndalur me aktivitete artistike ne shume qytete si Gjakova,Durresi,Korca,Tetova.Kryeqyteti ka rezervuar dhe mbremjen Gala per te kurorezuar te gjithe punen e tij .Ne paraditen e dates 23 ne ambientet e TOB eshte bere promovimi i librit me te ri te Esat Stalovecit “Gjurmet e nje jete”.Juristi dhe akademiku i shquar Gjakovar ,i cili ka dhuruar tregut Shqiptar por dhe me gjere rreth 35 libra, pjesa me e madhe e tyre studime mbi ceshtjen e Kosoves dhe bashkimit kombetar , ka zgjedhur kete evenimet per te ndare me publikun kryeqytetas krijimin e tij me te fundit. Akademike dhe intelektuale te ardhur nga e gjithe shqiperia kane ndjekur dhe komentuar kete rrugetim te gjate e te mbushur me reflektime per ceshtjet mbareshqipetare.Dokumentari “Rrugetimi Prijatar” ka qene nje tjeter moment interesant i kesaj dite. Dokumentari i kushtuar jetes dhe vepres se Akademikut Esat Staveleci eshte mirepritur nga te pranishmit.Ky dokumentar vjen dhe ne kuader te 70 vjetorit te lindjes se akademikut Stavilecit dhe 50 vjetorit te punes se tij krijuese.Pjesa filmike e cila pasqyronte punen dhe jeten e akademikut Stavilecit te mbushura me veshtiresi por edhe sadisfaksione,si dhe mbresa nga intelektuale shqiptare per veprat e tij ,eshte ndjekur mjaft me interes nga te pranishmit.
Mbremja Gala ka arritur piken kulmore me atmosferen festive dhe shperndarjen e 22 cmimeve qe cdo vit Forumi “Imazh dhe Media “ dhe kryetari i ketej Forumi Doc.Dr. Astrit Memia ndan , per te gjithe ata qe kane kontribuar me vepren dhe krijimtarine e tyre ne ngritjen,perhapjen,permiresimin dhe vleresimin e Imazhit te kombit dhe kultures shqiptare. Trofeu , ne kete 100 vjetor te pavaresise erdhi ndryshe. Imazhi i tij u bazua nga fillesat e tradites dhe kultures mijeravjecare te kombit shqiptar ,ne simbolet perfaqesuese Shqiptare ne epoken e globalizmit.Dy duar te fuqishme ,nisen vertikal si strukture guri dhe druri,direkt nga dheu dhe perfundojne ne takimin e tyre horizontal duke formuar njekohesisht silueten e shqiponjes,bashkimin ,besen,bene e shenjte te shqiptarit,porten dhe mbyllja ,nje flake e ndare ne 5 pjese qe simbolizojne kontinentet ne glob. Guri, simbolizon guximin dhe trimerine e Shqiptarit ne shekuj, ndersa druri krenarine.2} Porta, mes dy duarve, simbolizon mikpritjen Shqiptare, dhe sot porta e hapur e Europes.3} Duart, beselidhjen,konseguence me qendrese per liri, paqen ,vllazerimin edhe ne pole.Gishtat, flatrat e Shqiponjes ne profil, simbolizojne plisin{ kapucin},identitetin shqiptar,diellin,deboren , e shpirtbardhesia jone.4} Shqiponja, simbol i identitetit Kombetar ne mileniume.5} Flaka, simbolizon flaken e lirise dhe te paqes. Paqja Globale permes pellumbit ne pamje ballore,dhe simboli i identitetit kombetar Shqiponja. Flaka, qytetari shqiptar ne kontinente,qytetar i Paqes Universale.Vepra, ne dukje te pare jep idene e nje lutjeje hyjnore TEREZIANE, e formon shkronjen .A. Albania .

Mbremja e ndarjes se cmimeve eshte shoqeruar dhe me momente muzikore te percjella ne kengetare dhe Federata e dancit sportiv i cili per nder te kesaj nate kishte pergatitur eskluzivisht kercimin “Imazhi im”Momentet filmike ishin te pranishme edhe ne kete takim te 10 te festivalit “Imazhi shqiptar”.Te pranishmit ndoqen videoklipe te zgjedhura nga Forumi Imazh dhe Media nga konkursi “Jam shqiptar”Personazhe dhe ngjarje historike e lukturore te vendit tone qe padyshim ndryshuan rrjedhen e imazhit te vendit te shqipeve neper bote.
Ndarja e cmimeve kete vit solli nje risi tjeter duke shenuar nje numer me te madh te personazheve te vleresuar me cmime.Ky moment startoi me cmimin “Imazhi i luftetarit te lirise “ i cili ju dha Adem Jasharit .Adem Jashari eshte nje nder figurat me emblematike qe ka nxjerrur kombi shqiptar nder shekuj.Si simbol i sakrifices dhe i vetflijimit ne emer te lirise dhe te bashkimit kombetar.I gjithe publiku i pranishem ne salle ne nderim te kesaj figure shume te rendesishme te historise sone u ngrit ne kembe duke shoqeruar me duartrokitje dhenien e trofeut.
Informacioni dhe publikimi i imazhit te vendit tone ne bote u perfaqesua nga shume radio ne vend te cilat percillnin lajmin.Dhe keshtu “cmimi “Zani i imazhit shqiptar ne bote”ju dha Radio Vatikanit per paraqitjen dhe percimin e imazhit shqiptar dhe te kultures shqiptare ne bote,si nje ze i vecante dhe i domosdoshem ne boten evropiane.
“Imazhi shqiptar ne periudhen 100 vjecare” ishte nje tjeter cmim i cili ju dha Komunes se Presheves ,kryetarit te kesaj komune Ragmi Mustafa ,per mbajtjen ne jete te arsimit shqip dhe lidhjes se pashkeputur me te madhe me kombin. Per mbajtjen ne jete te arsimit ne gjuhen shqipe ne 28 vitet qe lame pas , duke u perballur furishem me pengesa serioze ne tekste dhe plan programeve mesimore.Per perpjekjet e vazhdueshme te politikes shqiptare per zhvillimin permbajtesor ekonomik me qellim parandalimin e migrimit te shqiptareve ne drejtim te vendeve te treta dhe ruajtjen e autoktonise se shqiptareve ne Presheve ,Bujanovc e Mevdegje.
Nje tjeter personazh i rendesishem i historise se vendit tone Sulejman Delvina u nderua me cmimin ”Imazhi i burreshtetasit shqiptar”(pas vdekjes) .Sulejman Delvina njihet si politikan dhe aktivist i shquar ceshtjeve shqiptare ne vitet 1910-1925 si drejtues i shteti shqiptar ne sherbim te nje te ardhmeje me te mire per vendin.
Shkupi eshte nje qytet me nje perqindje te rendesishme te komuniteti shqiptar.Ne vitet 2000 ka njohur zhvillime politike e shoqerore te rendesishme te cilat jane percjelle me mjaft profesionalizem dhe kuraje nga mediat shqiptare ne qytet.Per kete arsye cmimi “Imazhi shqiptar ne median radiofonike” shkoi per Radio Shkupin dhe per punen eshkelqyer per prezantimin dinjitoz te programeve dhe ideve kombetare si pjese e tyre.
Prof.Dr Vullnet Ahmeti u nderua me cmimin “Imazhi shqiptar ne arsim” .Ky cmim i jepet per kontributin e jashtezakonshem ne arsimimin dhe edukimin e gjeneratave te reja,duke ushtruar aktivitetin e mesimdhenies per afro 22 vjet.Fillimisht si arsimtar ne shkollimin e mesem dhe me pas si pedagog ne Universitet.Per merita dhe kontribut te jashtezakonshem per krijimin e kushteve ne fushen e arsimit dhe te shkences ,per ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit njerezor dhe per ngritjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe lirive akademike .Arrijme ne nje tjeter hapesire dhe vleresim kushtuar Akademikut Esat Stavilecit.Nje tjeter cmim shume i rendesishem i ketij festivali iju dedikua atij “Imazhi shqiptar i vizionarit per bashkim kombetar” .Cmim kushtuar kotributit te tij te vazhdueshem ne sherbim te kauzes kombetare te bashkimit.Dhe nuk kishte se si te mungonte nje cmim tjeter drejtuar gazetarise.”Imazhi shqiptar i gazetarit te lirise” ju dha profesor Nysret Pllanes per profesionalizmin vertetesine dhe cilesine e realizimit te punes ne gazetari.Puna e tij u vleresua per korrektesine dhe profesionalizmin ne informimin e popullsise ne nje kohe problematike te historise se vendit tone.”Imazhi shqiptar ne art “ nje tjeter cmim ku u nderua TOB institucionit te elites se integruartashme ,te kultures dhe artit kombetar qe vitet e fundit ka rrezatuar vlera te medha artistike ,sidomos ne 100 vjetorin e pavaresise.
Vleresim dhe dedikim kushtuar gruas shqiptare.Ky festival cdo vit ka pasur te tille.Kete vit Cmimi “Imazhi shqiptar i gruas humanitare”shkoi per zonjen Teuta Kamberi(Llalla) e cila ka shfaqur dhe kontribuar ne ngritjen e imazhit shqiptar te femres me humanitet ,profesionalizem dhe suksesin ne profesion dhe punes e saj.
Vellimet ne libra e revistat e publikuara dhe profesionalizmi i perdorur ne trajtimin e materialeve dhe publikimeve te ndryshme per vendin tone eshte nderuar me cmim ne mbremjen Gala te takimit te 10-te te festivalit nderkombetar “Imazh Shqiptar”.Cmimi “Imazhi shqiptar ne botimet shqip” shkoi per shtepine botuese Plejad ,nje cmim ky per vlerat profesionalizmin dhe kujdesin ndaj botimeve te librave shqip me nje perkujdesje te vecante.
Sporti si nje nga pikat me te forta te imazhit te vendit tone neper bote ka zene nje tjeter hapesire te rendesishme .Vjen enkas per kete mbremje ne Shqiperi sportisti i cili ngreu peshe zemren e cdo shqiptari neper bote.”Imazhi shqiptar ne sport” solli ne kryeqytet 3 here kampionin boteror ne Kick Box ,Ismail Keten.Percjellje dinjitoze e imazhit dhe arritjes dhe suksesit ne bote si dhe perfaqesimin dinjitoz ne nivel boteror ishte motivi i cmimit te dhene nga Forumi “Imazh dhe Media”.
Komunitetet shqiptare neper bote dhe kryesisht ato ne Ameriken e larget kane luajtur nje rol shume te rendesishem ne percimin e ideve dhe vlerave shqiptare neper bote. “Imazhit te atdhetarit shqiptar ne emigracion” ky cmim ju dha Ibrahim Kokalarit per punen e tij si atdhetar pavaresisht pengesave. Vitet 99 te cilat njohen zhvillime te rendesishme per ceshtjen mbareshqiptare duke vene ne shenjester Kosoven ishte nje nga zhvillimet me te rendesishme te ketij komuniteti .
Te jesh shqiptar dhe te besh art shume shpesh eshte vleresuar si nje kombinim fatsjelles.artistet tane neper bote kane petkun e tyre origjinal qe i dallon.me cmimin “Imazhi shqiptar ne pikture” (pas vdekjes)u nderua piktori Ilia Xhokaxhi. Per kontributin e pazevendesueshem me artin e tij te vecante dhe origjinal.
Historia e vendit te shqipeve ka njohur nje marrdhenie te veshtire dhe komplekse me vende fqinj per shekuj me radhe.Krijimi i nje ekuilibri politik dhe shoqeror shume shpesh ka qene nje sfide.Per kete kane kontribuar dhe mjaft personalitete te njohur politike dhe shoqerore te dy vendeve.Kontributi i vecante ne permiresimin e marrdhenieve Shqiperi –Greqi ne zbutjen e situatave dhe rritjes se frymes se bashkpunimit.Ishte ky motivimi per nderimin me cmimin “Imazhi shqiptar ne miqesine shqiptaro-greke”.Ky vleresim ju dha Jorgo Vourvakis.Lindur ne Preveze ,i diplomuar inxhinier topograf ,themelues i kompanise Viakel Gasa.I jepet per kontributin ne permiresimin e marrdhenieve Shqiperi-Greqi dhe ne zbutjen e situatave dhe rritjes se frymes se bashkpunimit.
Cmimi “Imazhi Shqiptar ne dokumentarin historik” ju dha Bajram Hoxhes per kontributin e madh dhe te pa anshem ne realizimin e dokumentareve serioze me nivel te larte si “SHqiperia ne fokus dhe Per Akademiket.Momentet muzikore nuk munguan ne naten e dhenies se cmimeve .Ne nderim te hapesirave muzikore te cilat lartesojne imazhin shqiptar dhe bashkimin kombetar.Cmimi ”Imazhi i kenges Shqiptare “ shkoi per kengetarin e mirenjohur Meda i cilesuar per nje pune profesionale dhe nivelit artistik te kengeve.
Cmimi “Imazhi shqiptar ne regji” shkoi per regjisorin Petrit Ruka per profesionalizmin e larte per realizimet regjisoriale te nje niveli artistik dhe mbrojtjen e identitetit kombetar dhe paraqitjen dinjitoze te nje te nje prej simboleve me dalluese dhe originale te kombit.Dokumentari i tij me i fundit i cili pershkruan me shume profesionalizem dhe pergjegjesi historike momentet e krijimit dhe kendimit te himnit tone kombetar eshte percjelle me mjaft vleresime.
Ne muajin nentor per nderim te 100 vjetorit te pavaresise u organizuan mjaft evente artistike dhe kulturore jo vetem ne kryeqytet por ne te gjitha vendet shqip folese . Publiku kryeqytetas pati kenaqesine te ndiqte ekspoziten e titulluar “Perlat flasin shqip” Ideatori dhe realizuesi i kesaj ekspozite Zeqir Mehmeti u nderua per punen e tij artistike .Atij iu akordua cmimi “Imazhi shqiptar ne art te vecante” Zeqir Mehmeti dhuroi dhe nje punim te bere posacerisht per kete nate drejtuar Forumit Imazh dhe Media .Nje tjeter cmim ishte ai “Imazhi shqptar per dokumentarin portret”Ky vleresim ju dedikua regjisorit dhe skenaristit Jahja Shehu.Per propovimin dinjitoz te personaliteteve te shquarate kombit dhe kultures sone..Dhe ne fund por jo me pak i rendesishem u nderua me cmimin “Imazhi i gjuhes shqipe Teordor Kavalioti(pas vdekjes) si nderim ,ne shenje te shfaqjes dhe ruajtjes se imazhit te dijetarit dhe intelektualit te palodhur dhe kembengules per nxjerrjen ne drite te vlerave gjuhesore e kombetare.
Ndarja e cmimeve u shoqerua dhe nga nje program i pasur artistik ku percollen atmosfere te gezueshme.Pjeset e shkeputura nga krijimet e poeteve me te njohur te letersise shqiptare te luajtuara mjaft kendshem nga aktoret,sollen edhe nje here ne mendje artin e popullit tone i cili u mbijetoi dallgeve te pameshirshme te historise duke skalitur personazhe dhe simbole qe ndertuan historine e kombit shqiptar nder shekuj.

Short URL: http://bulevardionline.com/?p=937

Posted by on Jan 18 2013. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

See all polls and results
ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2 rsz_reklama_orkidese_

© 2014 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -