W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » Drejtori arsimit të Durrësit ofendon të rinjtë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Presheva

Drejtori arsimit të Durrësit ofendon të rinjtë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Presheva

filip gjonciNga Xhevo Gradica  / Drejtori i arsimit në Durrës Filip Gjonçi dhe stafi tij kanë fyer rëndë të rinjtë shqiptarë që kanë ardhur nga trojet mbarëshqiptare për një ballafaqim talentesh në Durrës. Ndonëse nuk është veprimi i parë ofendues i Gjonçit në vlerësimin institucional të detyrës, ajo që ka ndodhur me këta të rinj dhe mësuesit që i kanë shoqëruar, është cilësuar si shpërfillje deri dhe përbuzje. Drejtori arsimit nuk ka marrë pjesë fare në pritjen e nxënësve dhe mësuesve që kanë udhëtuar me qindra kilemetra për të mbërrirë në Durrës. Ndërkohë që ai nuk është dukur fare as gjatë ditës së zhvillimit të olimpiadës dhe as në shpërndarjen e çmimeve duke lënë shijen e hidhur. Kjo nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe për faktin se përbuzja duket se ka qenë e organizuar pasi në këtë ballafaqim të të rinjve të shkollave të arsimit të detyruar nga të gjitha trojet etnike shqiptare nuk ka pasur asnjë përfaqësues të drejtorisë arsimore rajonale. Veprimet e Gjonçit dhe stafit të tij, të akuzuar si institucioni më i korruptuar në nivel qarku, nuk kanë qenë të rastësishme pasi janë parë dhe ndeshur edhe të tjera herë. Organi-zatorët dhe miqtë nga Kosova, Maqedonia, Mali Zi dhe Lugina e Preshevës e kanë kapërcyer mungesën e mirësjelljes së Filip Gjonçit dhe të punonjësve të tjerë të administratës së DAR- Durrësduke kujtuar vetëm faktin se në vendet e tyre çdokush është shumë i mirëpritur. Ndërsa Gjonçi nuk mungon në frekuentimin e datëlindjeve të drejtorëve të shkollave dhe festave familjarë që të parët organizojnë, nuk është parë të jetë i pranishëm në shumë aktivitete të shkollave në nivel qarku. Tipik por jo i vetëm është rasti i shpërfilljes së treguar prej tij duke mos marrë pjesë në asnjë aktivitet të organizuar në godinën e QKF, në pallatin e kulturës, në sheshe e bulevarde nga nxënës të shkollave të Durrësit me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë. Gjonçi e ka marrë detyrën e drejtimit të institucionit më të rëndësishëm arsimor në qarkun e Durrësit dy vite më parë. Ai zëvendësoi pararendësen e tij Ermira Bllani e cila në fund të karrierës si drejtuese u ndesh edhe me incidentin e vendosjes së një sasie eksplozivi në derën e banesës së saj, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur. Vet Gjonçi nuk kishte fare karrierë pune në drejtim pasi për 20 vite ai ka shitur bileta në një kioskë në portin e Durrësit dhe ardhja pa asnjë kriter konkurimi ndikoi dukshëm në tatëpjetën e arsimit. Zërat se ai do të largohet shumë shpejt nga detyra pas akuzuave të shumtë, nuk e kanë justifikuar mungësën. Për të ndjekur zhvillimin e olimpiadës ka qenë nismëtari saj Lavdosh Beqirajsi dhe ish drejtori arsimit të Durrësit Vaso Papaj, ndërsa bashkia ka dërguar për të përshëndetur fituesit dhe organizatorët drejtorin e kulturës Ardian Gurra.

Olimpiada
Më shumë se 145 nxënës të shkollave të shkollave shqipe në trojet shqiptare në Luginën e Preshevës, Kosovës, Maqed-onisë dhe Malit të Zi kanë konkuruar për të fituar medaljet e arta në olimpiadën e përvitshme të mate-matikës. Takimi ballafaques i dijeve është zhvilluar me datat 25-27 maj në mjediset e shkollës jopublike “Turgut Ozal” në Durrës. Nxnësit janë shpëndarë nëpër banesa të familjeve të bashkëmoshatarëve të tyre, kurse mësuesit dhe organizatorët e olimpi-adës të ardhur nga jashtë Shqipërisë janë sistemtuar në hotelet e qytetit në saj të mbështetjes financiare nga bashkia e Durrësit. Kjo është olimpiada e 18 e Matematikës, olimpiadë që ka nisur në kohën kur Kosova ishte nën pushtimin serb. Gjatë udhëtimit të saj për të 18 vit takimet me të talentuarit shqiptar në Matematikë janë organizuar në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Gjilan, Preshevë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë e Pogradec. Gani Meçe në cilësinë e koordinatorit për zhvillimin e olimpiadës dhe njëherësh anëtar i komisionit organizator ka bërë të ditur se gjatë gjithë vitit mësues të lëndës punojnë me talented e tyre në shkolla dhe pas ballafaqimeve të organizuara në nivele locale e rajonale, përzgjidhen elementët më cilësorë për takimin mbarëkombëtar. Meçe ka thënë se olimpiada 18 mbarëkombëtarë shqiptare ka evidentuar shumë të rinj talent në Matematikë dhe që janë me plot perspektivë. Grupi organizator kishte marrë të gjitha masat, falë edhe përvojës së fituar në 18 vite, që konkurimi të kalonte në linjat cilësore për të shkuar drejt shpalljes së fituesve të medajes së artë të nxënësve me paraqitjen më cilësore. Tre nxënësit që morën medaljen e artë, përkatësisht për klasën 7, 8, 9 mundën të sigurojnë 100 pikë, nga 100 pikë që kishte testi. Më i miri nxënës për klasat e shtata në trojet shqiptare u shpall Aldi Demaj I shkollës “22 tetori” Berat. Medalja e artë për nxënësit e klasave të teta shkoi në Kumanovë me fitues 15-vjeçarin Alban Ismaili i shkollës “Bajram Shabani”. Ndërsa fitues i olimpiadës për nxënësit e klasave të nënta u shpall Endri Reka i shkollës “Turgut Ozal”. Të gjithë pjesmarrësit në takime kanë marrë lavdërime, çertifikata, mirënjohje dhe çmime sipas renditjes së tyre në olimpiadë. Në fund të tabelës u rendit Durrësi, vendi organizator, që dëshmoi se shkollat e këtij qyteti kanë problem serioze. Faza paraprake për të zgjedhur nxënësit më të mirë në nivel qarku, në Durrës është zhvilluar krejt formalisht. Kështu në shumë shkolla as që janë zhvilluar konkurse, ndërsa nxënësit pjesmarrës në takimet e nivelit tjetër janë listuar sipas pëlqimeve të mësuesve. Ka disa vite që në Durrës takime e ballafaqime të tilla sin ë arsimin e detyruar edhe atë të mesëm zhvillohen formalisht dhe kjo ka ndikur drejtpërdrejtë në cilësinë e nxjerrjes së talenteve. Olimpiada e zhvilluar dy ditë më parë tregoi se shkollat publike në Durrës kanë pësuar rënie të madhe cilësore dhe kjo për shkak të administrimit shumë të dobtë të arsimit nga stafi drejtues i DAR.

Short URL: http://bulevardionline.com/?p=4167

Posted by on May 28 2013. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

See all polls and results

Reklama:

ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2

rsz_reklama_orkidese_

© 2014 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -