W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Opinion » Demokracia Perendimore dhe verdikti i popullit na paskan qënë “armiqtë” e ish pushtetit të PD

Demokracia Perendimore dhe verdikti i popullit na paskan qënë “armiqtë” e ish pushtetit të PD

kapitiNga Skënder Kapiti/ Vetëm regjimeve jodemokratike dhe atyre autoritariste nuk ju pëlqen demokracia perëndimore me në krye SHBA-të, po dhe vetëm këto regjime urrejnë dhe popullin e vet kur ai i rrëzon nga pushteti , apo dhe se kur populli i lirë me vullnetin e vet e ndëshkon ashpër regjimin e tillë . Rezultati spektakolar dhe i thellë i humbjes së PD-së tregon se populli shqiptar u nda nga një regjim autoritarist dhe është plotësisht ligjërisht dhe moralisht e justifikueshme dhe reforma e thellë që duhet bërë dhe në administatë së pari  për të çpenguar emancipimin civil, demokratik dhe integral dhe për çbllokuar progresin ekonomik, politik, social etj. Dhe kjo rruge për Rilindjen shqiptare u hap me 23 qershor 2013.

Pas  humjes së thellë të zgJedjeve të 23 Qershorit 2013, PD-ja në vënd që të bëjë analizën e saj, disa eksponentë të PD-së, të diskredituarish  për korrupsion dhe sahanlëpirësish e servilësh të pushtetit të saj filluan të gjejnë fajtorët apo armiqtë e PD-së që po rezultojnë sipas nuhatjes së tyre të na jenë po ata që kanë qënë si armiq të PPSH-se e të E.Hoxhës. Fillimisht kjo erdhi nga shkrimet e gazetës “55” e  ishgazetarit të  gazetës “ZP” si organ politik i Partisë së Punës, ku populli që nuk e votoi Berishën e” 55″-ës rezulton sipas saj se qënka mosmirënjohës për fitoret e tij nën regjimin e PD-së, akuzë që i vjen popullit nga ishshërbëtori edhe ndaj regjimit të E.Hoxhës ku pothuaj çdo ditë në të përditshmen e Fariut që e lexon vetëm ai se askush nuk ja blen, gjen vetëm citime të citateve e të frazave të propagandës së diktaturës që i kanë shërbyer atëhere po që ja përshtat edhe shërbimit të sotëm që i  bën pushtetit të regjimit të PD-së  gjithnjë e në vazhdim edhe sot. Jo vetëm Balliu si inisiator i lëvizjes së luftës së klasave me parullën “ta pastrojmë metalurgjikun nga skorjet” në Elbasan  që bëri të mundur dëbimin nga metalurgjiku të qindra punëtorve si të pakënaqurit nga regjimi, po që edhe PD-ja tashti e diskredituar nga drejtuesit e saj si agjentë,komunistë servilë dhe ishsigurimsa të shtetit po reduktohet në skorje politike, dhe pas agonisë së humbjes së zgjedhjeve edhe dy kandidatët Basha e Olldashi për ta pasuar idhullin e tyre po të njëjtin armik gjetën ,dhe pikërisht popullin mosmirënjohës ndaj pasurimit, vjedhjes e korrupsionit të tyre dhe ndaj papunësisë,varfërisë e rrënimit që i shkaktoi ishpushteti i tyre vëndit dhe shoqësisë , siç ishte mosmirënjohës po ky popull edhe ndaj ishpushtetit të diktaturës komuniste  për “ bëmat” e tij ndaj popullit që e shëmbi atë në Mars 1992. Para se të arrinin  tek zbulimi i  fajtorit popull ata gjatë gjithë 23 viteve gjithnjë luftonin me vetmohim për ta asgjësuar e neutralizuar opozitën socialiste me të njëjtat metoda shpifjesh,intrigash e akuzash siç bënte propaganda komuniste kundër çdo rivali politik me luftën e klasave,astu siç vepronte regjimi komunist me ishklasat e përmbysura, po kështu po në mënyrë të kamufluar e pak më të moderuar vepronte dhe regjimi i PD-së me opozitën politike dhe me mashtrime ndaj desidencës antikomuniste, pa kursyer madje as dhunën dhe as vrasjet politike,ku publike janë dhe fjalori anticivil e bastard si nga kryeministri e kryetarja e parlamentit kundër deputetëve socialist e jo vetëm kundër tyre po dhe ndaj intelektualëve, individëve e mediave opozitare, ndërsa për shtresën e të persekutuarve politikë, alergjinë dhe urrejtjen ndaj tyre arriti jo vetëm ta fshehë po me talentin e tij tejet hipokrit, mashtrues e djallëzor  e shfrytëzoi dhe e manipuloi atë shtresë për të mbijetuar dhe sunduar politikën dhe pushtetin në Shqipëri mbi 20 vite; po që u diskreditua edhe për këtë përfundimisht një vit më parë me neglizhencën kriminale ndaj protestës së tyre me grevën e urisë për kompensimin e padrejtësive të së shkuarës që kishte mbi 20 vite që mashtroheshin nga politika e pushteti i PD-së ; e që i çoi deri në vetëdjegje ku njëri prej grevistëve humbi dhe jetën nga plagët e djegjes. Tjetër se çfarë e identifikon PD-në me PPSH-në është dhe fakti se pas humbjes ishkryetarja e parlamentit sulmon me fjalor aspak civil dhe ambasadorin e SHBA -së vetëm për faktin se fitoren e opozitës socialiste e quajti të rëndësishme për nga rëndësia dhe vlerat demokratike si ato të Marsit ’92, gjë që tregon se ajo e ka përvetësuar mirë idenë e Librit të E.Hoxhës “RReziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, qëndrim të cilin e mbështeti dhe ministri Genc Pollo të cilit edhe i falet si një pinjoll i ishdiktaturës që është dhe biologjikisht trashëgimtarë i propagaduesve më të zellshëm të politikës  marksist –leniniste të saj. Në vazhdën e zbulimit të jo vetëm armikut të brëndshëm  që është opozita dhe populli  “mosmirënjohës”po dhe i atij  të jashtëm na vjen dhe zbulimi tjetër i rrezikshëm  që na e bën ishzëvëdës-ministri i jashtëm Kreshnik Çollaku se Fuqitë e Huaja paskan futur 25 milion euro për të humbur PD -ja, që besoj se kjo alibi apo fantazi i ka ardhur  nga e njëjta që e ka pasur dhe që ja servirte popullit dhe regjimi komunist për rrezikun që i vinte gjithnjë Shqipërisë nga fuqitë imperialisto-social-imperialiste, apo ndoshta dhe alibia tjetër  se dikush edhe mund të kete marrë para nga agjenturat antishqiptare që rrënuan Shqipërinë në vtet ’92,’97 dhe për grushtin e shtetit në vitet ’98. Përmëndja prej tij për këtë punë  parash mos ndoshta ja ka trubulluar mëndjen dhe fakti i miliona dollarëve të shtetit për reklama qeveritare e për lobingje të agjensive të huaja për përmirësim imazhi të qeverisë së tij të korruptuar e dështake. Ky na përmënd se na është kërcënuar kështu dhe siguriua kombëtare, po por i kujtoj këtij zotërie patriot se si nuk foli atëhere kur serboboshnjaku Damir Fzlliç merrte pjesë edhe ne mbledhjet e këshillit të sigurisë kombëtare me stastusin e nipit të shefit të UDB- së serbe, apo dhe pse në mbledhjet e NATO-s ku  ka pasur raste se për shkak mosbesimi  për rrjedhje sekreti  nuk e kanë lejuar pjesmarrjen e përfaqësuesve tanë në to. Është hipokrizi e madhe të maskohesh si pro amerikan vetëm e vetëm  me të qënurit servilë e hipokrit, se Amerika thonë demokratët të tipit pd-ist është tempulli i demokracisë e garant i paqes e sigurisë etj,etj , po kështu eshtë  e vërtetë, po dhe tjetra është edhe ajo e vërtetë se ata gjithmonë thonë të vërtetën në mbrojtje të lirive e të drejtave të njeriut ,per zgjedhjet dhe per vlerat e standartet demokratike shtetformuese pa pasur paragjykime se kush fiton apo humb pushtetin kudo ne vende të ndryshme të botës. Mirëpo deklaratat e ca përfaqësuesve të PD-së tregojnë diletantizmin,papërmbajtjen ,cinizmin dhe njëkohësisht dhe dëshpërimin ku kanë rënë pas humjes së pushtetit si dhe karakterin e nivelin e ulët e injorant të tyre kur hynë në konflikt dhe me institucionet e përfaqësive të huaja diplomatike në Shqipëri,  siç qe dhe rasti i tanishëm vetëm pse ambasadori i SHBA-së i vlerësoi zgjedhjet e Qershorit 2013 si ato të Marsit  1992. E pra kjo na qëka PD-ja që paska po ata amiq që dikur kishte dhe PPSH-ja, që janë kundërshtari politik, populli i pabindur dhe mosmirënjohës dhe demokracia perendimore e që shumë shpejt mund të na dalin dhe grupe armiqësore apo individe e tradhëtarë brënda partisë, pasi dhe vetë zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së, e Bashës nga Berisha, përngjan me atë që Enveri përzgjodhi si trashëgimtarë të tij R.Alinë si besnik partie po dhe më shumë si mik e besnik familje, ashtu si dhe R.Alia që  e delegoi nS.Berishën me skuadrën e bluzave të bardha tek Partia Demokratike si sekretarin me besnik të një prej organizatave të PPSH -së  më shëmbullore të regjimit, ku sekretari i saj Berisha, është tejshquar për zhvillimin e luftës së klasave,shfaqjeve të huaja e për dëbiminternimin e të pakënaqurve ndaj regjimit, e mbi të gjitha për servilizmin që arrinte deri atje sa të ishte dhe mik shtëpie i fëmijve të tij ,privilegj të cilin nuk e kishin as anëtarët e Byrosë Politike të PPSH-së . Saliu ky njeri i formësuar ideologjikisht e politikisht si një komunisto- demokrati   se edhe komunizmi  predikonte demokracinë socialiste, për nga spekullimi, maskimi e mashtrimi me vlerën e demokracisë ja ka kaluar edhe vetë regjimit komunist që u poll prej tij, madje demokracia keqfunksionale e praktikuar nga Berisha degjeneroi në një system korruptiv, mafioz,rrënues e antikombëtar  i pashëmbullt në historinë tonë kombëtare që ka lënë pasoja edhe më të mëdha edhe sikur të kishim qenë të pushtuar nga pushtues i huaj. Ishte një regjim që u shqua për regres të vlerave, kundër qytetaresk, jodemokratik e kundër intelektual. Sa mirë Kryetari i ri PD-së për fitoren e znj. Merkel në Gjermani e përshëndeti si fitore spektakolare e “ndoshta” ketë  fjalën spektakolare të fitores mund ta ketë marrë nga një shkrim i imi i titulluar “Pse ishte kaq spektakolare fitorja e Rilindjes Shqiptare” , dhe çudi si u erdhi reagimi kundër ambasadorit të SHBA-së pse i vlerësoi realisht zgjedhjet në Shqipë si ato të vitit 1992 kur u shëmb komunizmi në Shqipëri, madje gjatë fushatës elektorale të PD-së si në zgjedhjet e 2009 tës dhe në ato të 23 qershorit 2013, nga kryetari i saj dëgjonim të thuhej se fitorja e jonë do të jetë si, apo më e madhe se ajo e 22 marsit 1992. Ky do të kishte qenë me të vërtetë një parashikim i madh  e i saktë i tij po vetëm nëse do ta thoshte se fitoren do ta meritonte opozita po jo ai , pasi ai duhej minimalisht ta kishte njohur realitetin , kuptuar atë, dhe se i kishte ardhë fundi regjimit autokrat e tejet burokratik e korruptiv të PD-së e të tij. Dhe prandaj u ndëshkua ashpër si regjimi komunist në vitin 1992. Atëhere për PD-në populli , verdikti i tij dhe demokracia perëndimore ishin faktorë të fitores së PD-së dhe zgjidheshim fjalë të larta madhështore  e deri eksaltuese  respekti e mirënjohjeje për ta , e ndërsa tani që humbën pushtetin thuhet ndryshe, që përben jo shumë çudi po më shumë neveri.  Po është po edhe i saktë ajo që unë them se vota popullore dhe euro-amerikanizmi demokrat ishin rrezik për PD-në pasi populli e ndëshkoi masivisht me votë duke mos i dhënë mundësi manipulimi pushtetit nga njëra anë , po dhe nga ana tjetër kishte vite që SHBA dhe BE kërkonin me insistim, me presion dhe me monitorim të rrëptë që zgjedhjet të plotësonin standartet dhe rezultati të mos manipulohej, pasi ato janë vendimtare për standartet shtetformuese dhe për integrimin në BE. Dhe prandaj për ishpushtetin e ndëshkuar të PD-së  së reduktuar ,si populli me votën e lirë ashtu dhe demokracia perëndimore “e rrezikuan” atë dhe për këtë arsye nuk u përmbajtën dhe e shprehën  “pakëna-qësinë” duke i gjetur ata si shkaktarë të humbjes. Kjo puna e qëndrimit të fundit  të elitës politike fjalëmekur dhe me gjysmëzëri  të PD-së ku mund të shtoj dhe atë të kërkesës “llogaridhënëse” të tyre për konsulentin Toni Bler pranë qeverinë Rama, ku emri i Bler është component i binomit Klinton-Bler që kanë meritën për Pavarësinë e Kosovës e që të kujton mosrespektin e Hoxhës ndaj binomit Çërçill-Ruzvelt e që për SHBA e Anglinë shkroi dhe Librin e rrezikut që na vinte prej tyre ne shqiptarëve. Regjimi I Hoxhës i prishi të gjitha marrëdhënirt me anglo-amerikanët jo se ata ishin rrezik për Shqipërinë po se ata ishin rrezik për antilirinë, antidemokracinë korrupsionin, diktaturat e autokracitë që i ngriti në system edhe PD-ja dhe për këtë kjo e fundit ngjason dhe me PPSH-në prej së cilës dhe ka derivuar. E që pra në të vërtetë kjo do të thotë se ata, pra perëndimi, ishte shpëtimi për Shqipërinë , veçanërisht SHBA që pa ndihmën e tyre nuk dihej dhe rrjedha apo edhe fati i kombit tonë. Pyes tani a është më mirë konsulenca e miqëve stratëgjikë tanë apo ajo e -içëve dhe e   -viçëve sllavë ku për këta të fundit ka akoma nga ata që kanë nostalgji.

Short URL: http://bulevardionline.com/?p=6596

Posted by on Oct 22 2013. Filed under Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Na ndiqni dhe ne facebook

Bulevard TV

VIDEO që Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk donin që ju të shihnit

Voto dhe ti sondazhet tona:

A do te mbaje PD godinen e SHQUP me Ramen kryeminister ?
Po
Jo
Nuk mund ta di
View Result
See all polls and results

© 2014 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -